Në tremujorin e parë 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,4%. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1,1%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, ky tregues u ul me 1,3%. Në tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4%.