Ka burime turistike plotësuese ku atributet turistike nuk janë të theksuara si p.sh. liqene të vogla malore, rrjedha lumenjsh, ndërtime arkitektonike etj. të cilat shërbejnë për të plotësuar ofertën turistike të një rajoni. Burimet turistike ndahen sipas:- Veprimtarisë për të tërhequr turistët janë: - Argëtues, të tilla janë komplekset natyrore në të cilat me kombinime të ndryshme shfaqen përbërësit bazë siç janë: relievi, uji, ajri, dhe bota e gjallë. - Kulturore, ekzistojnë numër i madh burimesh të tilla: monumentale (kështjella muze etj.), spektakolare (panaire), krijuese (piktura, muzikë etj.) Sipas prejardhjes burimet turistike mund të ndahen: - Burime turistike natyrore të cilat krijohen nga natyra (gjeomorfologjike, klimatike, hidrografike). - Antropogjene, krijohen nga njeriu, (monumentale, etnosociale dhe manifestime).
Një vend quhet turistik kur plotëson këto kushte: · Tërheqës ( bukuri natyrore, burime termale, monumente kulturore-historike);· Komunikativ (arritshmëria, rrjeti rrugor etj); · Pritës ( objektet e akomodimit, objektet tregtare, qendrat artizanale, PTT, parqe, plazhe etj.) Faktorët e pranimit, ky grup i faktorëve të ofertës turistike ka të bëjë me sistemimin dhe sigurimin e të gjitha kushteve për pushim. Në këtë grup faktorësh hyjnë:- Objektet e hotelerisë dhe restoranterisë;- Objektet komunale dhe ato të transportit;- Objektet e argëtimit ( institucionet kulturore, sportive etj); - Organizatat turistike; - Shërbimet speciale; - Parqet; - Shëtitoret etj.